Flash

Arrestohen dy piromanët në Lezhë e Maqellarë/ Ndezën zjarr në tokat e tyre, por situata u doli jashtë kontrollit

Lapsi.al 16 August 2021
Arrestohen dy piromanët në Lezhë e Maqellarë/ Ndezën

Dy persona janë arrestuar pasi akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme. Policia njofton se i arrestuari i parë është një person në Maqellarë, i cili në tokën e tij ka ndezur zjarr e si pasojë zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe toke tjetër me barishte.

I arrestuari tjetër është në Lezhë, në fshatin Zejmen. Kështu në pranga ka rënë M., 67  vjeç, banues në fshatin Zejmen, Lezhë. Ai ka ndezur zjarr në afërsi të banesës së tij, për djegien e mbeturinave, e më pas zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe me barishte dhe peme në kodrën e fshatit.

Materialet procedurale  i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Nga data 25 korrik deri sot, në të gjithë vendin janë arrestuar 19 "piromanë", nën hetim janë vënë 17 persona ndërsa janë shpallur në kërkim 5 të tjerë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit këtë të hënë

Sipas MeteoAlb: Oret e para te dites do te jene me kthjellime ne ultësirën perendimore, ndersa kalime te pakta vranesirash do te kete pergjate zonave malore. Po...

07:23

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI