Flash

Shpallen cmimet në festivalin e filmit Dokufest

Lapsi.al 15 August 2021
Shpallen cmimet në festivalin e filmit Dokufest

Filmi “Reconciliation” i Marija Zidar është shpallur më i miri i edicionit të 20-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “Dokufest”.

Edhe në këtë edicion, sikur viteve të kaluara, janë ndarë çmime për filmat më të mirë në kategori të ndryshme.

“Një Fëmijë” i Bekim Gurit është shpërblyer me çmimin “Filmi më i mirë Kombëtar”. “Vozitësi” i Valter Lucajt ka marrë dy çmime, atë të publikut dhe të distribuimit, ndërkaq çmimin “Best Balkan Newcomer” e ka fituar “Rampart” nga Marko Grba Sing.

Çmimin për “Filmin më të mirë të shkurtër” në garën ndërkombëtare e ka rrëmbyer “The Criminals” nga Serhat Karaaslan.

Ndërkaq, “Dokumentari më i mirë i shkurtër në kategorinë ndërkombëtare” është zgjedhur “The Rifle Man” nga Sierra Pettengill, derisa “Best International Dox Feature” e ka fituar “We” e Alice Diop.

Me “Best Green” është shpërblyer “White on White” nga Viera Cakanyva, derisa “Filmi më i mirë për të drejtat e njeriut” është zgjedhur “Our Memory Belongs to Us” nga Rami Farah. Çmimin e “Truth Dox” e ka fituar “Writing with Fire” i Rintu Thomas dhe Sushmit Ghosh.

Festivali Ndërkombëtar i Dokumentarit dhe Filmit të Shkurtër “DokuFest” është festivali më i madh i këtij lloji në Kosovë dhe rajon.

Të këshilluara

Elton John dhe Dua Lipa sjellin duetin e tyre

Ata u dhanë fansave së fundmi këngën e re “Cold Heart (Pnau Remix)”, e cila u publikua të premten. Kënga përmban Johnin duke kënduar tekste nga kënga e tij e...

15:54

Paditen Nicki Minaj dhe bashkëshorti i saj

Nicki Minaj dhe bashkëshorti i saj, Kenneth Petty, janë paditur nga një grua, për të cilën Petty është dënuar për tentativë përdhunimi në vitin 1994. Në pa...

10:15

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI