Flash

Elton John dhe Dua Lipa sjellin duetin e tyre

Lapsi.al 15 August 2021
Elton John dhe Dua Lipa sjellin duetin e tyre

Ata u dhanë fansave së fundmi këngën e re “Cold Heart (Pnau Remix)”, e cila u publikua të premten.

Kënga përmban Johnin duke kënduar tekste nga kënga e tij e vitit 1989, “Sacrifice”, dhe Duan që vjen me tekst nga hiti klasik i Johnit, “Rocket Man” i vitit 1972.

Të dy artistët e ndanë gëzimin e tyre për këtë bashkëpunim me fansat e tyre në rrjetet sociale.

“Kjo këngë është kulmi i një miqësie të bukur me ty Dua dhe jam shumë i lumtur që tani mund ta ndajmë – shpresoj që të gjithë ta doni!”, shkroi Sir Elton John në Twitter. Ndërkohë, artistja shqiptare shkroi në Twitter: “Elton ti je miku im dhe heroi im dhe unë kurrë nuk kam menduar se do të isha në gjendje ta them ndonjëherë këtë në një fjali”.

“Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj,” shkroi ajo. “Mirënjohëse që kam mundësinë për të bërë muzikë me ju në këtë jetë”, shkroi tutje 25-vjeçarja.

Të këshilluara

Paditen Nicki Minaj dhe bashkëshorti i saj

Nicki Minaj dhe bashkëshorti i saj, Kenneth Petty, janë paditur nga një grua, për të cilën Petty është dënuar për tentativë përdhunimi në vitin 1994. Në pa...

10:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI