Flash

Muzikë pas orarit të lejuar, gjobitet me 1 milionë lekë pronari i lokalit në Librazhd

Lapsi.al 14 August 2021
Muzikë pas orarit të lejuar, gjobitet me 1 milionë lekë

Pronari i një lokali në Librazhd është gjobitur pasi është konstatuar duke shkelur masat anti-covid. Njoftohet se policia gjatë kontrolleve ka gjetur lokalin në pronësi të një qytetari me iniciale A.T., duke vijuar me organizimin e aktivitetit me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Për pasojë, pronari i biznesit është gjobitur me 1 milionë lekë për shkelje të rregullave kundër përhapjes së koronavirusit.

“U konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje ndëshkohet me masë administrative, pronari i lokalit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se në fshatin Mirakë, Librazhd, në lokalin në pronësi të shtetasit A.T., vijonte organizimin e aktivitetit me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në Aktin Normativ, për zhvillimin e aktiviteteve. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit", njofton policia.

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI