Flash

Cili është fustani për të cilën Bella Hadid është penduar

Lapsi.al 14 August 2021
Cili është fustani për të cilën Bella Hadid

Bella Hadid në Festivalin e Kanës së vitit 2016 është një shembull konkret se fotoja mund të gënjejë. Ndërsa dukej shumë seksi dhe me vetëbesim në tapetin e kuq, Bella ishte shumë në siklet.

 Modelja zbuloi vetëm së fundmi se sa shumë është penduar për faktin që zgjodhi një fustan që ishte me shumë sexy sesa duhej.

Fustani në fjalë, për të cilin Bella bie dakord se ishte i mrekullueshëm, ishte një fustan i hollë, saten, me rripa të hollë, kurriz të hapur dhe me një të çarë deri në bel, i stiluar nga Alexandre Vaulthier.

"Unë dukem shumë seksuale në të gjitha këto foto," u shpreh Hadid. “Unë isha shumë nervoze nga kamerat, kisha shumë grim dhe isha nervoze për këtë të çarë të madhe. Falë Zotit, mendoj se pati vetëm një incident të vogël. Ndihem në siklet për këtë moment akoma, edhe pse veshja ishte e mrekullueshme, por thjesht nuk ndihem vetvetja."

Incidenti së cilit Bella i referohet është ky këtu:

Supermodelja shtoi se e sheh atë anë të vetes si një "alter ego", të cilën ajo e etiketon si "Belinda" dhe është krejt e kundërta e saj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI