Flash

Shkaktuan zjarre në dy zona të qytetit të Beratit, procedohen penalisht dy persona

Lapsi.al 13 August 2021
Shkaktuan zjarre në dy zona të qytetit të Beratit, procedohen

Policia e Beratit ka proceduar penalisht 2 persona, pasi dyshohen se kanë vendosur shkaktuar zjarre nga pakujdesia në dy lagje të qytetit. B. Sh., ka shkaktuar zjarr në lagjen “Donika Kastrioti”.

Ndërsa 28-vjeçari A. K., 28 vjeç ka shkaktuar zjarr në vendin e quajtur Mali Partizan. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

"Vijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve në territorin e qarkut Berat.

Dogjën me zjarr sipërfaqe të ndryshme toke me bimësi, procedohen penalisht 2 shtetas.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, shërbimet e Komisariatit Policisë Berat proceduan penalisht shtetasin B. Sh., banues në Berat, pasi në lagjen “Donika Kastrioti”, ka shkaktuar zjarr nga pakujdesia dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me barë.

Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi A. K., 28 vjeç, banues në Berat, pasi në vendin e quajtur mali Partizan, ka shkaktuar zjarr nga pakujdesia duke hedhur një cigare të ndezur në tokë dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore", njofton policia.

 

 

 

 

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e premte

Sipas MeteoAlb pjesën e parë të ditës paraqitet me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta në zonat malore. Ndërsa mesdita thekson vranësirat përkohësisht në zo...

08:09

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI