Flash

Çfarë duhet të dini për të qënë përkrah një personi të shenjës së Luanit

Lapsi.al 13 August 2021
Çfarë duhet të dini për të qënë

Luani është shenja që kërkon gjithmonë të komandojë, por edhe të adhurohet e të duartrokitet. Luanët duan art, duan festa, duan të dashurojnë, por janë edhe pak tiranë dhe xhelozë në marrëdhëniet personale. Partnerin e tyre e shikojnë si prenë e vet që ata t’i japin gjithçka. Luanët zhgënjehen kollaj, por janë edhe të prirur të mos besojnë shumë. Shpeshherë, në marrëdhëniet personale, Luanët krijojnë konflikte për shkak të kryelartësisë që i karakterizon. Në çift, jo rrallëherë janë ata që duan të sundojnë, kështu që partneri tjetër duhet të dijë disa sekrete për të kuptuar më shumë nga bota e Luanit.

Partneri ideal për femrën e Luanit: Duke qënë besnikë nga natyra, femra e Luanit ka nevojë për një mik të cilin mund ta çmojë dhe ta admirojë në mënyrë të pakushtëzuar edhe për cilësitë e tij morale. Mashkulli ideal për këtë femër duhet të mbajë parasysh se sa pak e prirur është ajo për të pranuar sidomos në dashuri çdo formë kompromisi që e zhgënjen dhe e trishton. Nga mashkulli i saj kjo femër pret përkrahje, zemërgjerësi dhe marrëdhënie të ngrohta seksuale, por dhe shumë respekt që të ndihet më e lirë. Pa dyshim, ajo është e gatshme t’i pranojë dobësitë e burrit që dashuron, por nuk pranon kurrë shpirtvogëlsinë.

Partnerja ideale për mashkullin e Luanit: Këtij mashkulli i duhet një mike me shije të holla, asnjëherë vulgare, një grua e kultivuar, inteligjente me të cilën ai mund të krenohet në shoqëri dhe me miqtë. Duke qënë xheloz, ai kërkon një partnere besnike. Mashkulli i Luanit është ai që e duron më pak xhelozinë, me të gjitha rrjedhojat e saj (ndonëse vetë është tip që kërkon të sundojë të tjerët). Në këto marrëdhënie ai është i përgjegjshëm, zemërgjerë, përkrahës mjaft i gjindshëm.

Të këshilluara

Zyrtare, Big Brother Vip do të nis

Ditë më parë televizioni “Top Channel”, zbuloi se janë hapur audicionet për spektaklin e famshëm, që pritet prej disa vitesh, “Big Brother VIP”. Ndryshe nga her...

09:39

Çfarë ka ndodhur me çiftin Oriola-Eros

Para disa kohësh në mediat rozë bëri bujë lajmi se Oriola Marashi dhe Eros Grezda i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre. Fillimisht dyshimet nisën pasi ata t...

14:56

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI