Flash

Cameron Diaz zbulon pse hoqi dorë nga aktrimi

Lapsi.al 13 August 2021
Cameron Diaz zbulon pse hoqi dorë nga aktrimi
Cameron Diaz ka zbuluar së fundmi arsyet që e shtynë të hiqte dorë nga aktrimi. E ftuar në  emisionin e aktorit Kevin Hart, ‘Hart to Heart’ Cameron ka treguar se karriera e saj po e pengonte të menaxhonte aspektet e tjera të jetës. “Kur i përkushtohesh diçkaje siç bëra unë me aktrimin për një kohë aq të gjatë, disa pjesë të vetes tënde ua dorëzon të tjerëve. Kuptova se kjo pjesë e imja nuk ishte e mjaftueshme dhe po ndikonte në jetën time personale.E dua aktrimin , mund të aktroja përgjithmonë, por kisha shumë gjëra që nuk po i përjetoja dhe që nuk po arrija t'i menaxhoja.", rrëfeu aktorja. Gjithashtu Diaz shtoi se edhe pse karriera e saj i dha mundësinë të njihnte dhe të kishte shumë miq të mirë, tashmë ajo ndihet e lumtur që pas largimit mund t' i përkushtohet familjes së saj.

Të këshilluara

Zyrtare, Big Brother Vip do të nis

Ditë më parë televizioni “Top Channel”, zbuloi se janë hapur audicionet për spektaklin e famshëm, që pritet prej disa vitesh, “Big Brother VIP”. Ndryshe nga her...

09:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI