Flash

Operacion në rrethinat e Tiranës, arrestohet kryeplaku i fshatit Qafmollë për kultivim kanabisi

Lapsi.al 12 August 2021
Operacion në rrethinat e Tiranës, arrestohet kryeplaku i fshatit

Një operacion antidrogë është zhvilluar në Qafmollë të Tiranës. Dy raste kultivimi kanabisi janë zbuluar teksa në pranga ka rënë kryeplaku i fshatit.

Po ashtu një tjetër 37-vjeçar është arrestuar bashkë me kryeplakun.

Kryeplaku bashkë me personin tjetër janë dhe autorë të një tjetër rasti të kultivimit të kanabisit më 19 qershor të këtij viti.

 

"Finalizohet operacioni i koduar “Qafmolla”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë evidentuar dhe goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në Qafmollë.

Vihet në pranga 37-vjeçari dhe kryeplaku i fshatit Qafmollë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të territorit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kanë finalizuar operacionin e koduar “Qafmolla” si rezultat i të cilit kanë evidentuar dhe goditur dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Qafmollë, Njësia Administrative Dajt.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, arrestuan në flagrancë shtetasit R. H., 37 vjeç dhe A. D., 52 vjeç(kryeplak i fshatit Qafmollë), pasi dyshohen se në fshatin Qafmollë, kanë kultivuar bimë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Gjithashtu, këta dy shtetas dyshohen edhe si autor të ngjarjes 19.06.2021, ku gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Qafmollë, u konstatuan të kultivuar bimë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës”", njofton policia.

Të këshilluara

Evakuohen banorët e 20 zonave në Greqi

Në Greqi prej javësh tashmë vijon beteja me zjarret. Mediat Helene shkruajnë se ndërhyrjet po bëhen si nga toka dhe ajri në zonat e Gortynias dhe rrethinat e...

13:46

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI