Flash

Lihet i lirë bashkëshorti i Angela Martinit

Lapsi.al 12 August 2021
Lihet i lirë bashkëshorti i Angela Martinit

Dragos Savulescu, bashkëshorti i Angela Martinit, ra në prangat e policisë ditën e djeshme pas një kohe të gjatë në arratisje. Ai u arrestua në Mykonos bashkë me një tjetër person në ishullin e famshëm, ku ka shpenzuar shifra marramendëse në restorante dhe jahte. Për kapjen e tij u përfshinë zyrtarët e Nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos.

Së fundmi është bërë e ditur se bashkëshorti i modeles është lënë i lirë.

Sipas “Revista Who” biznesmeni rumun është lënë i lirë nga autoritetet greke pasi është verifikuar që çështja e tij është mbyllur në Itali. Gjykata italiane e ka marrë vendimin për Dragos Savulescu-n, pavarësisht çdo pretendimi nga autoritetet rumune.

“Lajmi për arrestimin e tij u bë i ditur nga mediat rumune, të cilat e trajtuan ndalimin e Savulescu-t, si arrestimin e një personi në kërkim, pa marrë parasysh udhëtimet e tij të mëparshme në qytete europiane, konform rregullave të Interpol”, thuhet sipas këtyre burimeve.

Kujtojmë se në fillim të vitit 2019 Dragoș Savulescu, u dënua me 5.5 vjet burg, për përfshirjen e tij në një skandal të madh ekonomik në Rumani së bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare, Cristi Borcea dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.

Të këshilluara

'Mallkimi Oscar' që ndoqi dhe Halle Berry

As Halle Berry nuk mundi t'i shpëtonte mallkimit Oscar. Në numrin e fundit të Entertainment Weekly, Berry zbulon se ishte e habitshme që asaj nuk iu ofruan r...

12:02

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI