Flash

Ky është këngëtari i vetëm që do të performoj krah Bregoviç në festën e birrës në Korçë

Lapsi.al 12 August 2021
Ky është këngëtari i vetëm që do të performoj

Festa e birrës në Korçë do të mbahet në datat 18-22 gusht, ku përveç emrave shqiptarë u tha se do të ketë edhe të huaj.

Mirëpo ftesa që Bashkia e Korçës i bëri këngëtarit Goran Bregovic për festivalin e famshëm të verës shkaktoi shumë pakënaqësi tek shqiptarët, sidomos tek ata të Kosovës. Duke qenë se mendohet se Bregovic ka nxitur me këngët e tij masakrat e serbëve kundër shqiptarëve të Kosovës, shumë qytetarë dhe artistë kanë kërkuar që të anulohet koncerti.

Nga ana tjetër ka nga ata që thonë se Bregovic nuk ka qenë kurrë kundër shqiptarëve dhe se muzika duhet të bashkojë e jo të krijojë përçarje. Madje disa të tjerë thonë se shqiptarët duhet t’i harrojnë vuajtjet e luftës dhe të jeojnë në paqe me serbët.

Me jehonën e madhe që pati kjo ndodhi, disa artistë që ishin të ftuar për të performuar, e anuluan pjesëmarrjen e tyre.

Së fundmi ka qenë nënkryetarja e Bashkisë së Korçës, Bunila Themeli e cila ka folur për artistët të cilët u tërhoqën nga pjesëmarrja.

“Artistë nga Kosova janë tërhequr nga pjesëmarrja e tyre. Kishim Dafina Zeqirin, Capital T, grupin “NA”, por që u tërhoqën. Edhe Dren Abazi, por ai për arsyet e tij personale”, tha nënkryetarja e Bashkisë Korçë për “Bota sot”.

Po ashtu, ajo zbuloi se vetëm këngëtari Shemsi Krasniqi nga grupi “Ilirët” do të jetë artisti i vetëm nga Kosova që do të performojë në Korçë.

“Kemi Shemin nga “Ilirët”, pasi ai është i vetmi nga Kosova i cili do të performojë në Festën e Birrës, do të thotë vetëm këta emra kishim nga Kosova, por që vetëm Shemi ka pranuar. Ndërsa do ketë një bandë nga brazili, një greke si dhe emra të tjerë shqiptarë”, përfundoi Bunila Themeli.

Të këshilluara

'Mallkimi Oscar' që ndoqi dhe Halle Berry

As Halle Berry nuk mundi t'i shpëtonte mallkimit Oscar. Në numrin e fundit të Entertainment Weekly, Berry zbulon se ishte e habitshme që asaj nuk iu ofruan r...

12:02

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI