Flash

David Schwimmer reagon pas aludimeve për një romancë dashurie me Jennifer Aniston

Lapsi.al 12 August 2021
David Schwimmer reagon pas aludimeve për një romancë dashurie me

Së fundmi , aktorët e serialit "Friends", Jennifer Aniston dhe David Schwimmer u përfolën në media për një romancë dashurie.

Një burim tregoi  për “Close” se aktorët janë afruar shumë pas xhirimeve për 25-vjetorin e serialit dhe kanë nisur një lidhje.“Pas ribashkimit, u bë e qartë se kujtimi i së kaluarës kishte ngjallur ndjenja për të dy dhe se kimia që ata duhej të fshihnin gjithmonë ishte akoma atje. Ata filluar të flisnin pas xhirimeve  dhe vetëm muajin e kaluar, David fluturoi nga shtëpia e tij në Nju Jork për të parë Jen në Los Angeles. Dyshja  kanë nisur të kalojnë kohë në shtëpinë e Jennifer, ku ajo ka gatuar darkën dhe kanë kaluar një kohë cilësore bashkë, duke folur dhe qeshur. Shpesh janë parë edhe duke pirë verë, të përqendruar në bisedë, teksa ishin në një nga vreshtarit e preferuara të Jennifer, ku dukej qartë se kishte shumë kimi mes tyre”, u shpreh burimi. Mirëpo menjëherë pas lajmit, përfaqësuesi i David ka deklaruar për mediat se dyshja janë vetëm miq të mirë duke hedhur poshtë aludimet për një romancë mes tyre.

 

Të këshilluara

Lihet i lirë bashkëshorti i Angela Martinit

Dragos Savulescu, bashkëshorti i Angela Martinit, ra në prangat e policisë ditën e djeshme pas një kohe të gjatë në arratisje. Ai u arrestua në Mykonos bashkë m...

11:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI