Flash

Prince Andrew i përfshirë në skandalin e Jeffrie Epstein hidhet në gjykatë nga një e abuzuar

Lapsi.al 11 August 2021
Prince Andrew i përfshirë në skandalin e Jeffrie Epstein hidhet

Ndodhia e fundit e bërë publike në mediat e huaja ka tronditur familjen mbretërore.

Një grua ka pretenduar se është përdorur për qëllime seksuale dhe ka ngritur padi në gjykatë ndaj djalit të mbretëreshës Elizabeth, princit Andrew.

Virginia Giuffre ka akuzuar princin britanik se ka abuzuar me të rreth dy dekada më parë, kur ajo ishte nën moshën 18 vjeçare në padinë e dorëzuar në një gjykatë të Manhatan-it.

“Princi Andrew duhet të mbajë përgjegjësi për atë që më ka bërë. Në këte vend, asnjë person, qoftë president apo princ, nuk është mbi ligjin, dhe asnjë person nuk mund të privohet nga mbrojtja ligjore”, është shprehur ajo.

Virginia ka pretenduar se princi Andrew e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale kundër vullnetit të saj, në shtëpinë e bashkëpunëtores së Epstein, Ghislaine Maxwell, në Londër.

Sipas padisë së dorëzuar në gjykatë, thuhet se princi ka abuzuar me Guiffre edhe në rezidencën e Espstein në Manhatan dhe në një plazh privat që ish-financieri zotëronte në ishujt Virgins.

Më parë, gruaja ka rrëfyer se Epstein e mbante atë si skllave seksi me ndihmën e bashkëpunëtores së tij Maxëell.

Asokohe, Buckingham Palace mohoi kategorisht dhe hodhi poshtë akuzat e Virginia-s në një deklaratë për CNN.

Të këshilluara

Fejohet vajza e Paul Walker

Vajza e aktorit të ndjerë Paul Walker  ka zbuluar së fundmi  se është fejuar me partnerin e saj  Louis Thornton-Allan. Përmes rrjetit social,Instagram, Meado...

16:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI