Flash

'Mallkimi Oscar' që ndoqi dhe Halle Berry

Lapsi.al 11 August 2021
'Mallkimi Oscar' që ndoqi dhe Halle Berry

As Halle Berry nuk mundi t'i shpëtonte mallkimit Oscar.

Në numrin e fundit të Entertainment Weekly, Berry zbulon se ishte e habitshme që asaj nuk iu ofruan role filmash, pas fitores së saj historike në ndarjen e çmimeve Oscar, në vitin 2002, për rolin e saj në "Monster's Ball".

"Kur korr një fitore historike si ajo, mendon: ‘Oh, kjo do ta ndryshojë çdo gjë rrënjësisht.’ Më ndryshoi rrënjësisht, por nuk e ndryshoi karrierën time brenda natës. Ende më duhej të kthehesha në punë. Ende më duhej të përpiqesha të luftoja për të gjetur një rrugëdalje kur s’kisha asnjë mundësi", -tha ajo në një intervistë për kopertinën e muajit shtator.

Berry bëri histori gati 20 vjet më parë kur u bë gruaja e parë me ngjyrë që fitoi çmimin e Aktores Protagoniste Më të Mirë në Academy Awards. Ndryshe nga ç’mund të mendohej, Berry u përball me një varg dështimesh pas fitores, duke përfshirë atë të filmit "Catwoman" të vitit 2004, që fitoi katër çmime Razzie (çmimet për filmat më të këqinj).

Sipas revistës Organization Science, "mallkimi i Oscar-it" është besimi që fatkeqësia bie në mënyrë paradoksale te fituesit e çmimeve të Akademisë. Kjo sepse shumë aktorë pasi kanë marrë Oscar nuk kanë pasur karrierën e suksesshme siç mund të pritet pas fitores së një çmimi kaq të rëndësishëm.

Të këshilluara

JLo dhe Ben Affleck gati për bashkëjetesë

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez kanë nisur të kërkojnë gjithandej për një shtëpi të re, sepse kanë vendosur përfundimisht që të blejnë një ambient të përbashkët....

11:21

Fejohet vajza e Paul Walker

Vajza e aktorit të ndjerë Paul Walker  ka zbuluar së fundmi  se është fejuar me partnerin e saj  Louis Thornton-Allan. Përmes rrjetit social,Instagram, Meado...

16:52

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI