Flash

Beyonce zbulon detaje të reja rreth klipit të këngës "Single Ladies" : Më kërkuan të mos e bëja

Lapsi.al 11 August 2021
Beyonce zbulon detaje të reja rreth klipit të këngës

Beyonce  ka folur së fundmi për revistën "Harper's Bazaar" , rreth videos së saj muzikore "Single Ladies".

Gjatë intervistës, këngëtarja zbuloi se cfarë e shtyu atëherë që ta filmonte videon bardh e zi."Mbaj mend që isha në një takim duke diskutuar analitikën dhe më thanë se hulumtimi zbuloi se fansave të mi nuk u pëlqen kur fotografia ime ishte bardh e zi. Ata më thanë se imazhet nuk do të shiteshin nëse nuk do të ishte me ngjyra. Kjo ishte qesharake. Më mërziti fakti që një agjenci mund të diktonte atë që donin fansat e mi bazuar në një sondazh. Kë pyetën ata? Si është e mundur të përgjithësohen njerëzit kaq shumë? A janë të sakta këto studime? A janë ata të drejtë? Më nxiti kur më thanë: ‘Këto studime tregojnë..'.Isha aq e rraskapitur dhe e mërzitur me këto kompani saqë gjithë projektin tim të ardhshëm e bazova në fotografitë bardh e zi, përfshirë videot për “Single Ladies”dhe “If I Were a Boy “, dhe të gjitha veprave artistike të Peter Lindbergh për “I Am … Sasha Fierce” i cili përfundoi si suksesi im më i madh komercial deri më sot. Unë përpiqem të mbaj ndjenjën njerëzore, shpirtin dhe emocionin në vendimmarrjen time",u shpreh ajo.

'

Të këshilluara

'Mallkimi Oscar' që ndoqi dhe Halle Berry

As Halle Berry nuk mundi t'i shpëtonte mallkimit Oscar. Në numrin e fundit të Entertainment Weekly, Berry zbulon se ishte e habitshme që asaj nuk iu ofruan r...

12:02

JLo dhe Ben Affleck gati për bashkëjetesë

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez kanë nisur të kërkojnë gjithandej për një shtëpi të re, sepse kanë vendosur përfundimisht që të blejnë një ambient të përbashkët....

11:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI