Flash

Angela Martini vendos të mos reagoj pas arrestimit të bashkëshortit të saj

Lapsi.al 11 August 2021
Angela Martini vendos të mos reagoj pas arrestimit të

Ditën e djeshme bashkëshorti i Angela Martinit, Dragos Savulescu ra në prangat e policisë në Mykonos. Sipas medias greke Protothema, biznesmeni rumun Dragos Savulescu është arrestuar bashkë me një person tjetër në ishullin e famshëm, ku ka shpenzuar shifra marramendëse në restorante dhe jahte. Për kapjen e tij u përfshinë zyrtarët e Nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos.

Ndërkohë media rumune Stirileprotv.ro, raporton se Savulescu ishte në shoqërinë e një krimineli shumë të rrezikshëm në momentin e arrestimit nga policia. Kjo rëndon pozitën e tij përpara drejtësisë, por avokatët po përpiqen që këto prova të mos merren parasysh nga gjykata.

Nga ana tjetër, Angela ka vendosur që orët e fundit të fshijë lokacionin nga fotot që ajo ka publikuar këto ditë në Instagram. Gjithashtu modelja ka fshirë të gjitha postimet nga Insatstory i saj, duke zgjedhur që të mos reagojë fare për këtë çështje.

Të këshilluara

JLo dhe Ben Affleck gati për bashkëjetesë

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez kanë nisur të kërkojnë gjithandej për një shtëpi të re, sepse kanë vendosur përfundimisht që të blejnë një ambient të përbashkët....

11:21

Fejohet vajza e Paul Walker

Vajza e aktorit të ndjerë Paul Walker  ka zbuluar së fundmi  se është fejuar me partnerin e saj  Louis Thornton-Allan. Përmes rrjetit social,Instagram, Meado...

16:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI