Flash

Rama nuk e ka me Albinin, por me këdo që futet mes tij dhe Vuçiçit

Lapsi.al 11 August 2021
Rama nuk e ka me Albinin, por me këdo që futet mes tij dhe
Edi Rama i ka ngulur një thikë pas shpine forcës negociatore të qeverisë së Albin Kurtit, e cila është në hapat e parë të një dialogu të vështirë me Serbinë.  Duke fajësuar Kosovën, për mospërparimin e tryezës së Brukselit, Kryeministri i Shqipërisë jo vetëm ka hedhur një hap që do të përbënte skandal për çdo vend normal, jo vetëm është treguar më katolik se papa, me qëndrime shumë më radikale se BE e SHBA-ja, por ai ka lënë pas edhe idenë se serbët-, që janë të përbetuar në mosnjohjen e shtetësisë së Kosovës-, qenkan më të ndershëm dhe më të hapur në procesin negociator.    Duke i akuzuar dialoguesit e Prishtinës se ata e mbajnë kokën nga e shkuara e tyre e dhimbshme dhe se po e përdorin politikën e jashtme në favor të asaj të brendëshme, ai i ka dhënë një argument të mirë në duar Beogradit, për të shenjuar me gisht, në mbarë botën, fajtorët e mosgjetjes së kompromisit.

Analiza fjalë për fjalë/ Rama renditet hapur pro Vuçiçit dhe kundër Kosovës

Por, sado e rëndë dhe e dëmshëm të jetë kjo qasje për Albin Kurtin, lajthitja e Ramës nuk mund të merret vetëm si një politikë personale ndaj homologut të tij kosovar.  Një shkrim i Lapsi.al, i bazuar në arkivat e viteve të fundit (shiko linkun këtu poshtë) hedh shumë më tepër dritë për të kuptuar atë që po ndodh sot.

Rama lideri shqiptar që ka pasur marëdhëniet më të këqia me homologët e Kosovës (historia rast pas rasti)

Aty del një gjë e qartë. Edi Rama ka pasur marëdhënie konfiktuale me të gjithë liderët e Kosovës me radhë. Shigjetimeve të tij nuk i kanë shpëtuar as Haradinaj, as Isa Mustafa, as Vjosa Osmani, madje as Hashim Thaçi, që njihet publikisht si miku i tij. Dhe po ti qëmtosh me vëmendje këto përplasje, ato kanë ardhur kryesisht për dy tema, ose për planin e ndarjes së Kosovës, ose për atë të mini Shengenit.  Pra për dy projekte që Edi Rama i ka hartuar së bashku me Vuçiçin. Për këtë kuptuar këtë, sinjifikativ është një episod i takimit të liderëve ballkanikë në dhjetor 2019, që u zhvillua në Shqipëri. Aty presidenti serb i tërhoqi vërejtjen kryeministrit tonë se ai luante shumë në mbrojtje dhe nuk promovonte me zell, idenë e shkëlqyer të mini Shengenit. Kaq u desh dhe kur mori fjalën Rama nuk kurseu as Ramushin, as Vetëvendosjen, madje as Hashim Thaçin që e pati bojkotuar atë samit.     Kjo po ndodh edhe tani. Për të ralizuar projektet e tij të Ballkanit të hapur me autokratin serb, kryeministrin tonë do e pengonte çdo kush që i kujton të shkuarën kriminale të Serbisë në Kosovë dhe planet e saj për ta ripushtuar ekonomikisht atë përmes mini Shengenit.  Në këtë rol sot është vënë Albin Kurti, që po i mbron ashtu siç di ta bëjë ai, me më tepër kryelartësi dhe forcë, pothuajse të njëjtat parime që kanë pasur edhe paraardhësit e vet. Prandaj Rama po do ta godasë pas shpine dhe ta dobësojë pozitën negociuse të Albinit. Sepse, ndonëse do të ishte kurdoherë një pengesë shumë e fortë, ai përbën aktualisht barierën e radhës në lidhjen okulte me Vuçiçin. Pra, në këtë kuptim, Edi Rama nuk e ka thjeshtë me Kurtin, ai do të trajtonte po njësoj këdo që bëhet pengesë për projektet e tij me Vuçiçin. Në fakt, atij nuk i interesojnë as këto nisma në vetvete. Ai do thjeshtë të jetë pjesë e tavës. Ai do të luajë rolin e një lideri të rajonit. Sepse nuk ka si shpjegohet ndryshe që dikush i cili ka miratuar një zgjidhje me ngritje muresh, si ajo e shkëmbimit të territoreve dhe popullsive, të bëhet papritmas idhtar i një tjetre, krejt të ndryshme, që mëton ti rrënojë ato përmes Ballkanit të hapur, pa kufij dhe pa barriera.  Edi Rama nuk ka as bindje dhe as ideale. Ai ka vetëm qëllime. Atij i duhet një projekti i përbashkët me Vuçiçin, për të mbuluar përmes statusit të të qenit faktor rajonal, krimet që ka kryer në nivel lokal. Nëse ai shet fabulën e njeriut që do pajtojë shqiptarët me serbët, pak kush do të guxojë të mbajë shënim vjedhjet masive të parave publike, grabitjen e votës, lidhjet me krimin. Pikërisht për këtë i duhet binomi me presidentin serb. Prandaj dhe kushdo që e kundërshton atë, do bëhet pre e goditjeve si ajo e së martës në Facebook.  ©Lapsi.al    

Të këshilluara

Mini Shengeni i Vuçiçit fyen konceptin e BE

Është kohë vere dhe përsëri në media, në mungesë të zhvillimeve tjera, ka zënë shumë vend nisma e kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me presi...

11:37

Ballkanizmi i ambasadorëve të perëndimit

Ambasadorët kryesorë të perëndimit në Tiranë janë bërë sot protagonistë të një parade turpi që reket tu’a shesë shqiptarëve sapunin për djathë. Ata kanë folur m...

12:47

PD në rreth vicioz

Debati nëpër media, i shpërthyer edhe nga fjalimi i Mark Markut në Kongresin e fundit të PD-së, nuk mund të mos lidhet me pyetjen se si po sillen shqiptarët në ...

07:39

Lungomare, një protestë luksi?

Në mbrëmjen e vonët të së dielës rrjeti u përfshi nga një valë videosh dhe titujsh që pasqyronin protestën zhurmëmadhe të pronareve të bizneseve përgjatë lungom...

10:55

Dy “nonat” e informalitetit

Nga Boiken Abazi Gruaja 77 vjeçare që shiste produktet bujqësore në rrugët e Tiranës dhe kapi vëmendjen e mediave dhe publikut, e kishte përmbysur vetë karr...

14:57

Edhe në BE do na fusë Erdogani

Vetëm dy ditë pasi kryeministri Rama bënte humor në Greqi, duke thënë se vendi ynë do të pranohej në Europë, atëherë kur kryesimin e BE ta merrte Turqia, ambasa...

15:22

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI