Flash

Vuçiç: Njohja e Kosovës nga Izraeli ishte zhgënjyese për Serbinë

Lapsi.al 10 August 2021
Vuçiç: Njohja e Kosovës nga Izraeli ishte zhgënjyese

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se njohja e shtetësisë së Kosovës nga Izraeli ka qenë zhgënjyese për Serbinë.

Vuçiç ka thënë të martën (10 gusht) se gjatë bisedës telefonike me presidentin e ri të Izraelit, Isaac Herzog, ka shfaqur shpresën se, Serbia dhe udhëheqja e re izraelite do të përparojnë raportet dypalëshe.

“Presidenti Vuçiç ka shfaqur pritjen se presidenti Herzog dhe Izraeli do të vazhdojnë të mbështesin dialogun Beograd- Prishtinë, i cili për Serbinë është mënyra e vetme e zgjidhjes së çështjes së ndjeshme të Kosovës”, thuhet në komunikatën e presidencës serbe pas bisedës telefonike.

Kosova dhe Izraeli kanë vendosur marrëdhënie diplomatike më 1 shkurt 2021.

Njohja e ndërsjellë mes këtyre dy vendeve ishte pjesë e marrëveshjes për normalizimin ekonomik të arritur në Uashington të SHBA-së më 4 shtator 2020.

Marrëveshja e Uashingtonit, ishte nënshkruar atëbotë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në prani të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Marrëveshja gjithashtu parashihte që Kosova të hap ambasadën në Jerusalem ndërsa Serbia ta zhvendoste nga Tel Avivi në Jerusalem.

Kosova e ka hapur ambasadën e saj në Jerusalem, ndërsa Serbia ende nuk e ka zhvendosur të veten.

Sipas komunikatës, gjatë bisedës telefonike me presidentin e Izraelit, Vuçiç ka thënë se diskutimet do të kontribuojnë në një mirëkuptim më të madh mes dy vendeve.

“Ne e vlerësojmë si shumë të rëndësishme që Serbia dhe Izraeli, përmes bashkëpunimit, të kontribuojnë në zgjidhjen politike dhe paqësore të të gjitha mosmarrëveshjeve, konflikteve dhe çështjeve të hapura”, ka thënë Vuçiç.

Siç thuhet, Izraeli është një nga investitorët më të rëndësishëm në Serbi, dhe këto investime përfshijnë fushën e transportit dhe atë të pasurive të paluajtshme.

Të dy presidentët, sipas njoftimit, deklaruan se ka hapësirë për të zgjeruar bashkëpunimin përfshirë rritjen e nivelit të tregtisë, dhe se hapja e zyrës përfaqësuese të Odës Ekonomike Serbe në Izrael i ka dhënë shtysë këtij qëllimi./REL/

 

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI