Flash

Rama tallet keq me Ramush Haradinajn/I tha Merkelit e Macronit: "Nuk më ha...për ta"

Lapsi.al 10 August 2021
Rama tallet keq me Ramush Haradinajn/I tha Merkelit e Macronit: "Nuk

Edi Ramës nuk i del e keqja me Ramush Haredinajn. Ai ka shfrytëzuar një postim të gjatë gjoja kundër pseupatriotëve shqiptarë për të treguar një episod nga Takimi i liderëve Ballkanikë që u mbajt në Berlin me disa vende të BE ku drejtonin Merkel dhe Macron. Ky samit i famshëm, ku Kosovës qeveria e së cilës në atë kohë drejtohej nga Ramush Haredinaj, iu kërkua heqja e taksës 100% është treguar në mënyra të ndryshme nga protagonistët. Haradinaj akuzoi Ramën dhe Thaçin se u bënë me liderët e huaj kundër tij. Tani Rama pretendon se presidenti francez dhe kancelarjagjermane i ofruan Haradinajt në këmbim liberalizimin e vizave po ai nuk u tërhoq.

"Shihemi në gjyq"/ Historia e gjithë përplasjeve Rama- Haradinaj

"..e kam jetuar në vetë të parë "tregimin e arave", deri në pikën që një lider kosovar i'a futi në sy të Merkelit e Macronit, "mu nuk më han luli për kta!" dhe mu aty e humbi rastin historik t'ia hiqte vizat Kosovës, të cilën e bëri lolo në sytë e aleatëve të saj të pazëvendësueshëm strategjikë me marrëzira kinse patriotike" ka shkruar ai.

Për fyerjet e ndërsjellta Rama e hodhi në gjyq Haradinajn por më pas u tërhoq. Por kryeministri shqiptar nuk është rezervuar të përdorë epitete cinike ndaj pothuajse të gjithë liderve kosovarë. Ai përpos haradinajt, Isa Mustafën e ka quajtur tinzar, Albin Kurtin marksist, Tha[in që e kishte mik e sulmoi kur nuk i erdhi në takimin e durrësit për mini Shengenin e kështu me radhë.

Këtë herë ka përdirur një fjalor me doza gati porno për të përshkruar komunikimin e Ramushit me liderët e Europës.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI