Flash

Aeroporti Changi i Singaporit bie nga froni/ Kush e zëvendësoj?

Lapsi.al 10 August 2021
Aeroporti Changi i Singaporit bie nga froni/ Kush e zëvendësoj?

Për herë të parë në gati një dekadë, Aeroporti Changi i Singaporit ka humbur vendin e tij në krye të renditjes vjetore të Skytrax për aeroportet më të mira në botë në World Airport Awards.

Aeroporti Ndërkombëtar Hamad i Dohas, i cili ka vite që po ngjitet, është shpërblyer me vendin numër një në vitin 2021 në kategorinë "Aeroporti më i mirë në botë".

Këtë vit, Changi u rendit i treti një arritje për çdo aeroport tjetër, por ndoshta jo nga këndvështrimi i super-fansavee të tij, të cilët rregullisht vlerësojnë lehtësinë, komoditetin dhe opsionet e ushqimit dhe pijeve të nivelit të lartë të aeroportit.

Ngritja e Dohas përkon me punën e palodhur të linjës ajrore të saj kryesore, Qatar Airways. Qeveria e Katarit ka investuar shumë si në transportuesin e saj kombëtar ashtu edhe në aeroportin e tij, me rezultate mjaft spektakolare.

Këtu është lista e plotë e 10 më të mirëve në kategorinë "Aeroporti më i mirë në botë":

1. Hamad International Airport (HIA)

2. Tokyo Haneda Airport (HND)

3. Singapore Changi Airport (SIN)

4. Incheon International Airport (ICN)

5. Tokyo Narita Airport (NRT)

6. Munich Airport (MUC)

7. Zurich Airport (ZRH)

8. London Heathrow Airport (LHR)

9. Kansai International Airport (KIX)

10. Hong Kong International Airport (HKG)

©LAPSI.AL

Të këshilluara

Bebe Rexha zbulon 25 gjëra për veten e saj

Këngëtarja Bebe Rexha së fundmi  është bërë pjesë e rubrikës së “Us Weekly” dhe ka treguar për fansat 25 gjëra veten e saj. 1.Jam fanse e muzikës klasike. Ja...

11:12

Përse IKEA është aq e suksesshme

IKEA është një kompani që ka për bazë mobiljet dhe aksesorët e shtëpisë mjaft praktike, të dizajnuara mirë dhe të përballueshme për të gjithë konsumatorët, por ...

13:09

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI