Flash

Vëllai i Meghan Markle në Big Brother Vip, mjaft kritika për dukeshën

Lapsi.al 9 August 2021
Vëllai i Meghan Markle në Big Brother Vip, mjaft kritika për

Thomas Markle Jr, gjysmë-vëllai i Meghan Markle, është bërë pjesë e Big Brother VIP Austraila dhe siç mund ta merrni me mend, dramat sapo kanë filluar.

55-vjeçari e quan Dukeshën e Sussex "të cekët" në trailerin e parë të reality show-t, ku ai është një nga 12 konkurrentët e "famshëm".

Thomas e përshkruan veten si "vëllai më i madh" në teaserin e publikuar sot në Twitter dhe gjithashtu rrëfen si e paralajmëroi Princin Harry që të mos martohet me Meghan.

"I thashë Princit Harry: ‘Unë mendoj se ajo do të të shkatërrojë jetën’," -thotë Thomas ndërsa shton: "Ajo është shumë e cekët."

Përpara dasmës mbretërore të çiftit në maj të 2018-ës, Thomas i dërgoi një letër të ashpër të shkruar me dorë Harry-t, në të cilën ai e paralajmëroi princin se "nuk ishte vonë" të kthehej prapa. Ai gjithashtu shkroi se Meghan "pa dyshim nuk ishte gruaja e duhur për të” dhe pretendoi se “ajo po luante rolin e një princeshe si një aktore hollivudiane e dobët”.

Në "Big Brother VIP" nuk është hera e parë ku Thomas ka përdorur emrin dhe statusin e motrës së tij për famë. Në vitin 2019, ai u bë pjesë e një reklame birre, së bashku me një vajzë që ngjante si Meghan.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktorja amerikane Markie Post

Aktorja e njohur amerikane, e njohur për rolet e saj në “Night Court”, “The Fall Guy”, “Hearts Afire”, Markie Post ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare. Lajmi...

18:44

8 shenja të çudtishme të shtatëzanisë

Gjatë shtatzënisë, trupi i njeriut mund të pësojë shumë ndryshime fizike, emocionale dhe psikologjike, aq sa mund të jetë e vështirë të mbahen nën kontroll. ...

17:03

Cili vend triumfoi në Lojërat Olimpike

Ceremonia e mbylljes së Lojërave Olimpike Tokio 2020, të cilat u zhvilluan pas një viti mungesë për shkak të pandemisë, është mbajtur sot. Edhe pse publiku ka m...

16:30

Ndërron jetë aktorja Markie Post

Aktorja Markie Post  ka ndërruar jetë në moshën 70 -vjeçare. Lajmi u konfirmua nga menaxherja e Post, Ellen Lubin Sanitsky,  e cila zbuloi  për Fox News  se ...

15:00

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI