Flash

Quentin Tarantino zbulon arsyen pse nuk e ndihmon financiarisht mamanë e tij

Lapsi.al 9 August 2021
Quentin Tarantino zbulon arsyen pse nuk e ndihmon financiarisht mamanë e

 

 Regjisori, skenaristi dhe producenti i njohur Quentin Tarantino,  ka folur së fundmi për marrëdhënien me mamanë e tij.

Quentin zbuloi se që kur ishte fëmijë u zotua që të mos i jepte të ëmës asnjë qindarkë pasi të bëhej i suksesshëm.Në një intervistë me Brian Koppelman, Tarantino , rrëfeu se kishte probleme me notat në shkollë dhe kishte një marrëdhënie jo të mirë më të ëmën për shkak të mësimeve."Njëherë po më bërtiste dhe pastaj më tha: “Oh, meqë ra fjala, kjo ‘karriera e vogël e shkrimit’…kjo ‘karriera e shkrimit’ që po merresh? Ky budallallëk ka marrë fund.” Dhe kur ma tha në mënyrë sarkastike, mendova: “Mirë, zonjë. Kur të bëhem një skenarist i suksesshëm, ti nuk do të marrësh asnjë qindarkë nga suksesi im. Nuk do të kesh shtëpi. Nuk do të kesh pushime. Nuk do të ketë Elvis Cadillac për mamin. Nuk do të marrësh asgjë. Sepse ti the këtë gjë",tregoi regjisori. I pyetur më pas nëse i është përmbajtur premtimit, ai u shpreh se e ka ndihmuar me një bllokim të shërbimit të të ardhurave të brendshme por nuk e ka ndihmuar më me asgjë tjetër.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI