Flash

Pasi policia i ndërpreu koncertin, vjen reagimi i Don Xhonit

Lapsi.al 9 August 2021
Pasi policia i ndërpreu koncertin, vjen reagimi i Don Xhonit

Don Xhoni është kthyer shumë shpejt në reperin e preferuar të shumë të rinjve shqiptar. Ai ka vetëm pak kohë që është pjesë aktive e industrisë muzikore dhe në një kohë shumë të shkurtër ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm.

Çdo këngë e tij është kthyer menjëherë në hit dhe Don Xhoni ka pasur një rritje të menjëhershme në karrierë. Sa herë që ai merr pjesë në një koncert sallat janë të mbushur plot e përplot me fansa të tij, që dinë përmendsh çdo këngë.

Por së fundmi Don Xhoni është përballur menjë situatë jo shumë të këndshme. Rritja shqetësuese e rasteve të reja me Covid-19 në ditët e fundit ka nxjerrë në terren Policinë dhe Inspektoratin për të kontrolluar në zona të ndryshme ku ka grumbullime të mëdha të njerëzve, sipas raportimeve të mediave në Kosovë.

Në koncertin e Don Xhonit ishin grumbulluar shumë njerëz, përtej limitit të lejuar nga rregullorja anti-Covid dhe ndaj është dashur ndërhyrja e policisë për të ndërprerë koncertin. Këtë gjë e pohoi dhe vetë reperi përmes një postimi në Instagram.

Ai shkruan se nuk ishte faji i tij që u ndërpre koncerti dhe premton se do të rikthehet sërish.

“Ferizaj, kërkojmë falje për sonte. Faji nuk ishte te ne por te policia me inspektoriatin që na ndaluan festën. Shihemi shumë shpejt”, shkruan reperi në reagimin e tij.

Të këshilluara

Ndërron jetë aktorja Markie Post

Aktorja Markie Post  ka ndërruar jetë në moshën 70 -vjeçare. Lajmi u konfirmua nga menaxherja e Post, Ellen Lubin Sanitsky,  e cila zbuloi  për Fox News  se ...

15:00

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI