Flash

Lamtumira e Messit dhe postimi në Instagram përlot fansat

Lapsi.al 9 August 2021
Lamtumira e Messit dhe postimi në Instagram përlot fansat

Messi i dha lamtumirëne fundit ditën e sotme skuadrës së Barcelonës, në të cilën nisi të luante që kur ishte ende shumë i ri. Në konferencën për shtyp ai nuk mundi t’i mbante dot lotët, teksa foli për eksperiencën e tij shumëvjeçare në këtë ekip.

“Barcelona është shtëpia jonë dhe kështu u premtova edhe fëmijëve të mi. Falenderoj të gjithë ata që na ndihmuan. Unë jam rritur me vlerat e kësaj shtëpie, duke e trajtuar veten me përulësi dhe respekt. Kështu veprova me të gjithë në këtë shtëpi dhe shpresoj që kjo të mbetet, përveç gjithçkaje që fitojmë. Kemi kaluar gjëra të vështira, por kjo na bëri të rritemi. Unë gjithmonë kam dhënë gjithçka për këtë klub, për këtë fanellë. Nga dita e parë në të fundit dhe jam më se i kënaqur. Faleminderit njerëzve për dashurinë e tyre përgjithmonë”, u shpreh Messi gjatë konferencës.

Po ashtu ai ka bërë një postim së fundmi në Instagram, duke treguar se nuk i ndahet zemra nga Barcelona. Futbollisti ka postuar fotot nga konferenca dhe ka shkruar disa fjalë në Instagram.

“Do doja të largohesha në një tjetër mënyrë, por një lamtumirë nuk mund të jetë kurrë e bukur. Doja me gjithë zemër të qëndroja këtu, bëra gjithçka, por nuk ishte e thënë.Kam vetëm fjalë falënderuese për çdokënd që ka qenë me mua në gjithë këto vite në klub. Falënderoj edhe tifozët, më kanë mbushur plot dashuri, teksa kam tentuar edhe unë t’ua kthej mbrapsht në të njëjtën mënyrë.Kam dhënë gjithçka nga vetja për këtë fanellë. Po largohem, por kjo nuk është një lamtumirë, shihemi më vonë”, shkruan ai.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI