Flash

Justin Bieber dhe Ariana Grande dhurojnë të ardhurat e fituara nga kënga "Stuck With U"

Lapsi.al 9 August 2021
Justin Bieber dhe Ariana Grande dhurojnë të ardhurat e fituara nga

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se kënga e Ariana Grande dhe Justin Bieber, “Stuck With U” ka mbledhur mbi 3.5 milionë dollarë që do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga koronavirusi, mjekëve dhe infermierëve.

Menjëherë pas publikimit të këngës më 8 maj, dy këngëtarët dhe menaxheri i tyre  , Scooter Braun’s SB Projects,  deklaruan se  fitimet e këngës do të përdoren për të ndihmuar familjet, punonjësit e kujdesit shëndetësor, mjekët e zjarrfikësit, të cilët ishin në vijën e parë të pandemisë. "Ndërsa bota po izolohej, ne po kërkonim mënyra se si mund të kishim një ndikim pasi ka qenë gjithmonë përparësia e Scooter, SB Projects e po ashtu edhe e artistëve. Ne ishim shumë të emocionuar që u bëmë partnerë me “First Responders Children’s Foundation”, të cilët kanë mbështetur ata në vijën e parë të pandemisë, si dhe familjet e tyre. Më shumë se një vit më vonë, ne jemi shumë krenarë të shohim se sa është mbledhur dhe çfarë është arritur. Falenderojmë Fondacionin për udhëheqjen dhe angazhimin e tyre në këtë punë",deklaroi  Shauna Nep, nënkryetare e filantropisë për SB Projects.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI