Flash

Vijojnë të jenë aktive dy vatrat e zjarrit në malësitë e Kukësit

Lapsi.al 7 August 2021
Vijojnë të jenë aktive dy vatrat e zjarrit në

Dy vatrat e zjarrit të aktivizuar tre ditët e fundit në Majën e Rrunës, vijojnë të jenë aktive. Aktualisht zjarri po mbahet nën kontroll për ta izoluar e për të mos e lënë të përhapet në zona të banuara. Shefi i Shërbimit Zjarrfikës i Bashkisë Kukës, Gafurr Rexha nga Mali Rrune bëri të ditur se pjesa më e madhe e vatrës është aktive.

Forcat zjarrfikëse të Bashkisë Kukës, Pyjeve dhe Forcat e Armatosura të Detashmentit Rajonal të Mbrojtjes Kukës, janë duke luftuar me flakët, pavarësisht terrenit të vështirë në këtë zonë për të bërë të mundur uljen e agresivitetit të flakëve pasi për shkak të terrenit të vështirë forcat nuk mundur të ndërhyjnë dot në të gjithë zonën.

Operacioni mes shkëmbinjve i forcave të emergjencave civile po vijon për të mbajtur nën kontroll për të neutralizuar dhe shuar flakët.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI