Flash

Kim dhe Kanye rrëmbejnë të gjithë vënendjen në promovimin e albumit Donda

Lapsi.al 7 August 2021
Kim dhe Kanye rrëmbejnë të gjithë vënendjen në

Kanye West organizoi natën e dytë të eventit të shumëpritur për albumin e tij “Donda”, në studiumin Mercedez-Benz në Atlanta.

Pasi dalja e tij e parë ishte tepër e bujshme dhe u bë kryefjala e të gjitha mediave (sidomos sepse Kim ishte në radhët e para për ta mbështetur), reperi ka kthyer sërish të gjithë sytë nga vetja.

Kësaj here, gjatë performancave të tij Kanye u shfaq i veshur me të zeza nga koka tek këmbët dhe gjithashtu mbante një maskë në fytyrë.

Gjejeni pak kush u vesh matchy-matchy me të? Pikërisht ish-partnerja Kim Kardashian!

Madje, ajo ndau foto në Instagram dhe ngriti edhe njëherë dyshimet për raportin e tyre.

Madje, gjatë performancës së tij, Kanye prezantoi një këngë të re nga albumi “Donda” që duket se ia dedikoi partneres.

Fjalët e këngës ishin pikërisht këto:

“Ti erdhe këtu për të treguar që je ende e dashuruar me mua.”

Epo, jo më kot Kim është shprehur më herët se do të ketë gjithmonë dashuri për të dhe do ta mbështesë gjithmonë babain e fëmijëve të saj, ashtu siç po bën.

Të këshilluara

Vajza e Meryl Streep i jep fund beqarisë

Mediat e huaja kanë raportuar se vajza e Meryl Streep dhe partneri i saj Grace Gummer do të martohen në New York këtë fundjavë. Burime të afërta me ciftin ka...

16:20

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI