Flash

U kapën me lëndë narkotike në Tiranë, arrestohet një i ri dhe procedohen 2 të tjerë

Lapsi.al 6 August 2021
U kapën me lëndë narkotike në Tiranë, arrestohet

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 26-vjeçarin D.K., dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 31-vjeçarin T.S., dhe 27-vjeçarin R.K. Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrollit  të lokalit dhe banesës së 26-vjeçarit dhe kontrollit fizik të tre personave, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi me lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe një peshore elektronike.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. K., 26 vjeç, dhe procedimin në gjendje të lirë të shtetasve: T. S., 31 vjeç dhe R. K., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit të lokalit dhe të banesës së shtetasit D. K, dhe kontrolleve fizike të 3 shtetasve, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe 1 peshore elektronike", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI