Flash

Pakësohen vatrat e zjarreve/ Rrezik ende nga flakët në Karaburun

Lapsi.al 6 August 2021
Pakësohen vatrat e zjarreve/ Rrezik ende nga flakët në Karaburun

Vatrat e mëdha të zjarreve janë vënë nën kontroll por rreziku mbetet në Karaburun ku situata po monitorohet nga ushtria dhe punonjësit e zonave të mbrojtura. Flakët ende mund të rrezikojnë pishat në Llogora. Në fshatin Dukat i ri është ende aktive dhe një vatër e vogël zjarri e cila nuk përbën rrezik. Ndërkohë pasojat e zjarrit që ra dje në fshatin Gjorm janë 1200 rrënje ullinj të djegur, tre banesa në Gjorm dhe një në fshatin Gumenicë të pabanueshme tashmë dhe nuk po gjenden 60 krerë bagëti.

Në Gjirokastër situata është stabilizuar, por mbetet aktive një vatër në fshatin Saraqinisht, e cila nuk paraqet rrezik. Edhe zjarri në fshatin Gadurovë, në Mallakastër është nën kontroll dhe pa rrezikshmëri. Ndërkaq problematike situata e zjarrit vijon të jetë në Majën e Rrunës, në Kukës. Flakët kanë përfshirë pjesën më të madhe të malit, por situata po mbahet nën kontroll për të mos rrezikuar banesa, njoftoi ministria e mbrojtjes.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI