Flash

Miley Cyrus e vetmja që mbështet publikisht DaBaby

Lapsi.al 6 August 2021
Miley Cyrus e vetmja që mbështet publikisht DaBaby

Miley Cyrus ka mbështetur publikisht reperin DaBaby e madje i ka ofruar ndihmën e saj pas komenteve të tij kundër komunitetit LGBTQ dhe të infektuarve me HIV.

Përmes një postimi në Instagram këngëtarja i ka kërkuar reperit që të komunikojnë bashkë, sepse të gjithë mund të mësojnë nga njëri-tjetri.

“DaBaby kontrollo mesazhet, do të doja shumë të flisja dhe të shikoja se si mund të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të ndihmojmë që të kemi një të ardhme më të kuptueshme e të pranueshme”, ka shkruar Miley në postimin e saj.

Gjithashtu ajo i ka lënë një mesazh të gjithë ndjekësve të saj.

“Si një pjesëtare besnike dhe krenare e komunitetit LGBTQ, një pjesë e madhe e jetës sime i është dedikuar inkurajimit të dashurisë, pranimit dhe mendjes së hapur. Interneti mund të ushqejë shumë urrejtje dhe zemërim dhe është bërthama e ‘cancel cultures’ (kultura e anulimit)… por unë bessoj se mund të jetë edhe një vend i mbushur me edukim, bisedë, komunikim dhe lidhje.

Është më e lehtë që të anulosh dikë se sa të gjesh faljen dhe dhembshurinë brenda vetes apo për të marrë kohën për të ndryshuar mendjen dhe zemrat tona. Nuk ka më shumë vend për ndarje, nëse duam të shohim progres! Njohuria është fuqi! Unë e di që kam ende shumë për të mësuar”, shkruan Miley.

Të këshilluara

Dafina së shpejti një tjetër bashkepunim

Dafina Zeqiri ka qenë padyshim një nga artistet më aktive në muzikë këto kohë. Këngëtarja ka realizuar një sërë këngësh dhe një pjesë prej tyre janë në radhë pë...

09:58

Winnie Harlow e veshur nga Valdrin Sahiti

Stilisti shqiptar, Valdrin Sahiti, falë punës dhe talentit të tij ka arritur të jetë mjaft i njohur dhe për tregun ndërkombëtar, ashtu siç ndodhi dhe së fundmi....

14:42

John Corbett i jep fund beqarisë

Së fundmi,aktori  John Corbett ka zbuluar se është martuar me të dashurën e tij prej 20 vitesh, Bo Derek. I ftuar në emisionin "The Talk",aktori zbuloi se ...

14:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI