Flash

Zbulohet shkaku i vdekjes së vajzës 4-vjeçare të Fetty Wap

Lapsi.al 5 August 2021
Zbulohet shkaku i vdekjes së vajzës 4-vjeçare të Fetty Wap

Reperi Fetty Wap ka humbuar para pak ditësh vajzën e tij, Lauren Maxwell. Ishte nëna e saj e cila e konfirmoi se vogëlushja ndërroi jetë në moshën 4-vjeçare.

Gjatë një videoje live, reperi ju kërkoi fansave të tij që t’i dërgonin sa më shumë flutura, sepse vogëlushja e ndjerë i kishte shumë qejf.

“A mund të më bëni një nder? Postoni të gjithë flutura. Të gjithë flutura. Ajo i dashuronte fluturat. Nëse ju mund ta bëni këtë gë, do të thotë shumë për mua”, u shpreh Fetty Wap.

Lajmin për ndarjen nga jeta të Lauren e konfirmoi nëna e saj, Turquoise Miami, me një postim prekës.

“Kjo është princesha ime sirenë e mrekullueshme, e bukur, e dashur, e talentuar, e zgjuar dhe e dëgjuar. Nëse e shikoni këtë postim lini një koment ose thoni me vete ‘Të dua Lauren’ , sepse thonë se shpirtrat mund ta ndjejnë dashurinë tuaj”, shkroi nëna e saj.

Së fundmi, është bërë i ditur shkaku i vdekjes së vajzës së reperit. Vogëlushja e ndjerë ndërroi jetë si pasojë e një aritmi kardiake fatale për shkak të komplikimeve të një anomalie kardiake që e kishte që nga lindja.

Disa ditë më parë, reperi i dedikoi performancën e tij në Rolling Loud të bijës.

“Lolo babi e bëri këtë gjë për ty vogëlushe mbrëmjen e shkuar”, shkroi ai në Instagram një ditë pas performancës.

Reperi është edhe baba i Aydin 10 vjeç, Zaviera 6 vjeç, Khari 5 vjeç, Amani 5 vjeç dhe Zy 3 vjeç.

Të këshilluara

Winnie Harlow e veshur nga Valdrin Sahiti

Stilisti shqiptar, Valdrin Sahiti, falë punës dhe talentit të tij ka arritur të jetë mjaft i njohur dhe për tregun ndërkombëtar, ashtu siç ndodhi dhe së fundmi....

14:42

John Corbett i jep fund beqarisë

Së fundmi,aktori  John Corbett ka zbuluar se është martuar me të dashurën e tij prej 20 vitesh, Bo Derek. I ftuar në emisionin "The Talk",aktori zbuloi se ...

14:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI