Flash

Winnie Harlow e veshur nga Valdrin Sahiti

Lapsi.al 5 August 2021
Winnie Harlow e veshur nga Valdrin Sahiti

Stilisti shqiptar, Valdrin Sahiti, falë punës dhe talentit të tij ka arritur të jetë mjaft i njohur dhe për tregun ndërkombëtar, ashtu siç ndodhi dhe së fundmi.

Mbrëmjen e djeshme, modelja e famshme, Winnie Harlow festoi ditëlindjen dhe ia la në dorë atij paraqitjen e saj për eventin. Kjo festë u organizua dje edhe pse modelja mbushi 27 vjeçe më 27 korrik.

Në imazhet e publikuara në rrjetet sociale, modelja rrezatonte teksa shfaqej e veshur me fustanin e krijuar nga Valdrin Sahiti, i cili si gjithmonë ishte i kuruar deri në detaje.

Kjo nuk është hera e parë për dizanjerin pasi ai ka veshur edhe emra të njohura të skenës ndërkombëtare.

Për të folur për këtë, Valdrin Sahiti ka qenë para pak kohësh i ftuar në emisionin “NiN” në Klan Kosova.

Sahiti rrëfeu për rrugëtimin e tij drejt suksesit dhe si arriti që emrin e tij ta kthente në një brand. Pak javë më parë emri i tij bëri bujë pasi Beyonce zgjodhi të vishej me një nga krijimet e tij në mbrëmjen e ceremonisë së çmimeve Grammy.

Të këshilluara

John Corbett i jep fund beqarisë

Së fundmi,aktori  John Corbett ka zbuluar se është martuar me të dashurën e tij prej 20 vitesh, Bo Derek. I ftuar në emisionin "The Talk",aktori zbuloi se ...

14:40

Rihanna, këngëtarja më e pasur në botë

Së fundmi revista “Forbes”  ka deklaruar se pasiria e  këngëtares Rihanna  ka arritur në 1.7 miliardë dollarë, duke u bërë këngëtarja femër më e pasur në botë. ...

18:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI