Flash

Justin Bieber: Mediat duan të tregojnë atë që sjam

Lapsi.al 5 August 2021
Justin Bieber: Mediat duan të tregojnë atë që sjam

Një ndër fotot më virale të Justin Bieber është kjo e mëposhtmja. Këtë gjë mund ta vërtetoni nëse klikoni në “Google” emrin e artistit dhe menjëherë, ky imazh do t’ju renditet ndër të parat, të cilin mediat e përdorin gjerësisht për lajmet rreth tij.

Mesa duket ai nuk qenka aspak krenar dhe madje e urren këtë foto.

Së fundmi prestigjiozia “Variety” shkroi për suksesin e këngës së tij dhe Ariana Grande-s, “Stuck with you”, por të gjithë vëmendjen e artistit e mori fotoja e përdorur.

Nëpërmjet një statusi në Instastory, Bieber u shpreh se mediat ende përdorin fotografi jo të këndshme në kohën kur ai kishte mustaqe dhe sipas tij këtë e bëjnë që ai të duket i sëmurë.

“Unë jam akoma në shok, që ende i përdorin këto fotografi të miat. Po ju them se media dëshiron të zgjedhë fotot e mia të këqija për të bërë të dukem sikur nuk jam mirë… Ka pasur fotografi të panumërta që mediat mund t’i marrin, por ata ende vazhdojnë me këtë për të më bërë të dukem i sëmurë dhe jo mirë, nuk është e drejtë.”- shkruan ai.

Menjëherë pas këtyre deklaratave, Variety e ndryshoi foton dhe e zëvëndësoi me një tjetër imazh të Justin.

Të këshilluara

Rihanna, këngëtarja më e pasur në botë

Së fundmi revista “Forbes”  ka deklaruar se pasiria e  këngëtares Rihanna  ka arritur në 1.7 miliardë dollarë, duke u bërë këngëtarja femër më e pasur në botë. ...

18:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI