Flash

Ish-kryeministri Sali Berisha njofton konferencë për shtyp

Lapsi.al 5 August 2021
Ish-kryeministri Sali Berisha njofton konferencë për shtyp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar një konferencë për shtyp ditën e sotme. Lajmin e bënë të ditur vetë Berisha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale teksa fton të gjitha mediat të marrin pjesë në orën 12:00. Pritet që ish-kreu i demokratëve të flasë për padinë e tij ndaj sekretarit amerikan Antony Blinken pas shpalljes non-grata nga SHBA.

Kujtojmë që së fundmi në një prononcim për shtyp ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka kërkuar që si kryeministri Rama, ashtu dhe kryedemokrati Basha, të rishikojnë listat e deputetëve në mënyrë që të përfaqësohen në Parlament me njerëzit e tyre më të denjë, duke nënkuptuar se nuk e do Berishën në sallën e Kuvendit. Nga ana tjetër Berisha është treguar i vendosur për të hyrë në Kuvend.

Të këshilluara

Përfshihet nga flakët një banesë në Dukat

Një banesë në fshatin Dukat është përfshirë nga flakët. Mësohet se shkak për nisjen e zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Në vendin e ngjarjes ndodhen forc...

15:58

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI