Flash

Berisha i përgjigjet ambasadores amerikane: Nuk ka prova korrupsioni për mua

Lapsi.al 5 August 2021
Berisha i përgjigjet ambasadores amerikane: Nuk ka prova korrupsioni

Ish kryeministri Sali Berisha këtë të enjte në një deklaratë për mediat është shprehur se kërkesa e ambasadores amerikane Yuri Kim për qëndrimin e tij jashtë kuvendit është i pabazë.

Berisha në fjalën e tij ka bërë me dije se nuk ka asnjë institucion në botë që të provojë korrupsionin e bërë nga ish kryeministri.

“Në veçanti ky vendim është hakmarrje politike për kundërshtimin tim të ndryshimit të kufijve të Kosovës. Por pavarësisht nga këto nuk kam ngritur padi ndaj vendimit politik, është e drejtë e Blinken për të vendosur kush hyn dhe jo në vendin tij. Kam ngritur padi kundër shpifjeve. Karakterin e këtij vendimi politik e provon kërkesa publike e Yuri Kim për mosfutjen time në Parlament, duke mos pasur asnjë fakt, provë apo dokument përveç kërcënimeve me dogmën e barit që ka përdorur Enver Hoxha dhe e përdorin sot albanofobë të pandreqshëm. Shpreh besimin tim të plotë te paanësia e gjykatës, dhe garantoj shqiptarët se nuk ka asnjë institucion që të vërtetojë ndonjë fakt korrupsioni për Sali Berishën”, ka thënë ai.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI