Flash

Policia e Vlorës arreston 3 persona për zjarrvënie

Lapsi.al 4 August 2021
Policia e Vlorës arreston 3 persona për zjarrvënie

Tre persona të dyshuar për zjarrvënie në territorin e qarkut Vlorë kanë rënë në prangat e Policisë.  Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit I. S., 45 vjeç, banues në Përmet.

Sipas Policisë, ky shtetas dyshohet se mesditën e djeshme, ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke, me qëllim pastrimin e saj dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një sipërfaqe pylli me pisha, në fshatin Delisuf. Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “shkatërrimi i pronës me zjarr” i shtetasit L. M, 53 vjeç, pasi dyshohet si autori i zjarrvënies në fshatin Shalës, ku është djegur një sipërfaqe toke, rreth 2 hektarë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Sipas MeteoAlb: Mbetemi ne mbizoterimin e motit te kthjellet gjate oreve te para te dites ne nje pjese te mire te Shqiperis. Ndersa oret e mesdites sjellin kali...

07:50

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI