Flash

Kapet me kokainë dhe thikë me vete, arrestohet i riu në Dhërmi

Lapsi.al 4 August 2021
Kapet me kokainë dhe thikë me vete, arrestohet i riu në

Një person ka rënë në pranga, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht nga policia e Himarës.

Në pranga ka rënë 22-vjeçari R.Sh., pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia iu gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike kanabis dhe një thikë.

Ndërsa u procedua penalisht 23-vjeçari E.L banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua lëndë narkotike kokainë.

Sakaq materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

"Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-R.Sh, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në Dhërmi, Himarë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të  dyshuar cannabis sativa dhe një armë të ftohtë (thikë).

Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. L., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI