Flash

Zyrtarisht të divorcuar Bill dhe Melinda Gates

Lapsi.al 3 August 2021
Zyrtarisht të divorcuar Bill dhe Melinda Gates

Ditën e sotme, 3 muaj pasi ish-çifti Bill dhe Melinda Gates njoftuan ndarjen, një gjykatës ka firmosur zyrtarisht divorcin e tyre. Në marrëveshjen përfundimtare, të firmosur në Gjykatën e Lartë të Washington-it dhe të siguruar nga E!News, theksohet se nuk është urdhëruar asnjë vendim gjyqësor për paratë dhe as Melinda e as Bill nuk kanë kërkuar që të ndryshojnë emrat. Gjithashtu nuk është urdhëruar që të ketë mbështetje bashkëshortore.

Tashmë Melinda dhe Bill Gates do të ndjekin përfundimisht rrugë të ndara. Ata janë prindër të dy vajzave, Jennifer Gates 24 vjeçe dhe Phoebe Gates 18 vjeçe. Po ashtu ish-çifti kanë një djalë, Rory Gates 21 vjeç.

Fillimisht ishte Bill Gates, ai që bëri publike ndarjen nga ish-bashkëshortja përmes një postimi në “Twitter”.

“Pas një mendimi të gjatë dhe shumë pune, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës sonë. Gjatë 27 viteve të fundit, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që punon në të gjithë botën për t’i mundësuar të gjithë njerëzve të bëjnë jetë të shëndetshme dhe produktive.

Ne vazhdojmë të ndajmë një besim në misionin tonë dhe do të vazhdojmë të punojmë së bashku në fondacion, por nuk besojmë më se mund të rritemi së bashku si çift në fazën e ardhshme të jetës sonë. Ne kërkojmë hapësirë ​​dhe privatësi për familjen tonë”, shkroi Bill Gates në postim, një deklaratë që erdhi shumë e papritur për të gjithë.

Të këshilluara

Ariana Grande merr vaksinën kundër Covid-19

Këngëtarja  Ariana Grande së fundmi ka zbuluar se ka bërë vaksinën kundër Covid-19. Përmes rrjetit të  saj social,Instagram, Ariana ka inkurajuar të gjithë f...

17:39

Ndërron jetë aktori Jay Pickett

Aktori Jay Pickett ka ndërruar jetë teksa po xhironte filmin  “Treasure Valley”. Lajmiu konfirmua për mediat nga regjisori dhe producenti, Travis Mills.“Shum...

15:13

Ndërron jetë aktori Saginaw Grant

Aktori Saginaw Grant ka ndërruar jetë në moshën  85-vjecare. Lajmi u bë i ditur nga publicistja e tij Lani Carmichael e cila zbuloi se aktori vdiq ditën e ...

14:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI