Flash

Zjarr edhe në Kalanë e Beratit, zjarrfikësit dyshojnë se është e qëllimshme

Lapsi.al 3 August 2021
Zjarr edhe në Kalanë e Beratit, zjarrfikësit dyshojnë se

Vatrat e reja të zjarrit në Shqipëri tashmë kanë përfshirë edhe një nga zonat më të njohura të trashëgimisë kombëtare. Një zjarr është shfaqur ditën e djeshme në Kalanë e Beratit. Zjarri ka rënë në kurorën me pisha, disa metra poshtë Tabes së Kalasë.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Repartit Zjarrfikës të qytetit, që fatmirësisht në një kohë të shkurtër kanë mundur të vënë nën kontroll flakët, duke mos lejuar përhapjen e tij të mëtejshme. Burimet nga zjarrfikësit kanë hedhur dyshimet për një zjarrvënie të qëllimshme, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit në një zonë shumë të frekuentuar nga turistët.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI