Flash

The Weeknd shpreh dëshirën për tu bërë baba

Lapsi.al 3 August 2021
The Weeknd shpreh dëshirën për tu bërë baba

The Weeknd e sheh veten si baba në një të ardhme të afërt. Këngëtari i hitit “Save your tears” ka treguar për “GQ” se edhe pse mendon ndonjëherë se nuk dëshiron të krijojë familje, është i bindur se të bërit prind është diçka do e bëjë realitet.

“Përfundimisht dua të kem një familje. E di që them nuk dua, por e di që dua. Dua fëmijë”, është shprehur këngëtari.

I pyetur se përse është shprehur në të shkuarën se nuk do fëmijë, ai ka thënë:

“Mendoj se e them sepse më pëlqen trajektorja e karrierës sime. Por gjithashtu mendoj se nëse do të kem fëmijë do të më ndikoj dhe do të më frymëzoj më shumë”.

Ndërsa kur është pyetur se si do ua shpjegojë fëmijëve në të ardhmen tekstet e censuruara, The Weeknd është shprehur:

“Absolutisht. Jam i përgatitur për këtë gjë. Në fund të ditës, është arti im. Dhe ky ishte babai”.

Gjthashtu ai ka folur hapur edhe për arysen pse ka hequr dorë nga droga dhe alkooli.

“Pi alkool. Ndonjëherë. Nuk pi shumë, siç bëja më parë. Ndërsa droga ishte si një patericë. Mendoja se kisha nevojë për të. Kam kaluar vitet e fundit duke kuptuar që nuk kam nevojë për të dhe falë Zotit nuk kam nevojë për të tani. Sepse për shumë njerëz, është e vështirë. Por unë e dija që nuk e doja”, ka treguar këngëtari, teksa ka shtaur se muzikën e ka pasur si terapi.

Të këshilluara

Ariana Grande merr vaksinën kundër Covid-19

Këngëtarja  Ariana Grande së fundmi ka zbuluar se ka bërë vaksinën kundër Covid-19. Përmes rrjetit të  saj social,Instagram, Ariana ka inkurajuar të gjithë f...

17:39

Ndërron jetë aktori Jay Pickett

Aktori Jay Pickett ka ndërruar jetë teksa po xhironte filmin  “Treasure Valley”. Lajmiu konfirmua për mediat nga regjisori dhe producenti, Travis Mills.“Shum...

15:13

Ndërron jetë aktori Saginaw Grant

Aktori Saginaw Grant ka ndërruar jetë në moshën  85-vjecare. Lajmi u bë i ditur nga publicistja e tij Lani Carmichael e cila zbuloi se aktori vdiq ditën e ...

14:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI