Flash

Shënohet viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, humb jetën i moshuari në Gjirokastër

Lapsi.al 3 August 2021
Shënohet viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, humb

Është shënuar këtë pasdite viktima e parë nga zjarret në Shqipëri.

Raportohet se ka humbur jetën një i moshuar në fshatin "Asim Zeneli", ku situata nga zjarri ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa ka nisur dhe evakuimi i banorëve.

Lajmi i rëndë është konfirmuar nga burime zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes, shkruan Balkanweb. Gjithashtu, të njëjtat burime raportojnë se edhe gruaja e të ndjerit ka pësuar djegie në trup.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, është nisur nga Vlora drejt fshatit të Gjirokastrës, ku situata është tejet e rënduar dhe flakët e tymi janë futur në banesa.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI