Flash

Sekuestrohen heroinë, kokainë dhe cannabis sativa, pranga dy personave në Durrës

Lapsi.al 3 August 2021
Sekuestrohen heroinë, kokainë dhe cannabis sativa, pranga dy personave

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit, për prodhim dhe shitje të narkotikëve, ndërsa është ndaluar një tjetër, i dyshuar si autor i 8 vjedhjeve në këtë qytet. Policia ka arrestuar 29-vjeçarin Dejvid Karaboja, pasi gjatë kontrollit fizik, në çantën e dorës iu gjetën 40 porcione me heroinë dhe 11 porcione me kokainë, si dhe një shumë parash, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Po kështu në pranga ka rënë edhe 37-vjeçari Denis Kapidani, pasi në bazë të informacioneve të siguruara nga strukturat e Komisariatit, është ushtruar kontroll në subjektin e tij, në një ambient në Durrës, në pronësi të tij. Gjatë kontrollit ju gjetën disa sende të kundraligjshme, si makineta për lojëra fati, lëndë narkotike cannabis, disa vepra arti me vlera historike, grirëse hashashi, krehër arme dhe municion luftarak, armë të ftohta (thikë dhe shpatë), uniforma policie me simbolet e Policisë së Shtetit, 1 tavolinë pokeri, çipsa dhe 14 makineta për lojëra fati.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI