Flash

Atletja transgjinore bëhet pjesë e lojërave olimpike

Lapsi.al 3 August 2021
Atletja transgjinore bëhet pjesë e lojërave olimpike

Laurel Hubbard ka hyrë në histori si gruaja e parë transgjinore që garon në lojërat olimpike. Kjo është hera e parë që një atlete transgjinore merr pjesë në 125 vite histori të lojërave olimpike. Megjithatë peshëngritësja nga Zelanda e Re nuk arriti të ngjitej në podium, sepse nuk e preku dot raundin final.

Duke garuar në klasën e 87+ kilogramëve, Hubbard nuk mundi të ngrinte 125 kilogramë duke e lënë atë jashtë finales. Pavarësisht se nuk arriti suksesin e dëshiruar, Hubbard u shfaq në fund të garës shumë e lumtur dhe përshëndeti me dorë publikun.

“Performanca ime nuk ishte ashtu siç shpresoja, por ndihem e nderuar nga gjithë mbështetja që kam marrë nga shumë njerëz rreth Zelandës së Re. Jam e vetëdijshme që pjesëmarrja ime ka qenë e diskutueshme. Faleminderit Komiteti Ndërkombëar i Lojërave Olimpike për vlerat dhe që kanë treguar se sporti është për të gjithë dhe se peshëngritja mund të bëhet nga të gjithë llojet e njerëzve”, u shpreh ajo pas përfundimit të garës.

Hubbard i bashkohet mesfushores së Kanadasë, Quinn, që është transgjinore dhe jobinare, duke arritur nivele të reja për sportistët transgjinorë në lojërat olimpike të këtij viti. Hubbard ishte në qendër të vëmendjes mediatike kur Komiteti Olimpik e lejoi që të konkurronte, një vendim që u mbështet, por mori edhe shumë kritika.

Të këshilluara

Ariana Grande merr vaksinën kundër Covid-19

Këngëtarja  Ariana Grande së fundmi ka zbuluar se ka bërë vaksinën kundër Covid-19. Përmes rrjetit të  saj social,Instagram, Ariana ka inkurajuar të gjithë f...

17:39

Ndërron jetë aktori Jay Pickett

Aktori Jay Pickett ka ndërruar jetë teksa po xhironte filmin  “Treasure Valley”. Lajmiu konfirmua për mediat nga regjisori dhe producenti, Travis Mills.“Shum...

15:13

Ndërron jetë aktori Saginaw Grant

Aktori Saginaw Grant ka ndërruar jetë në moshën  85-vjecare. Lajmi u bë i ditur nga publicistja e tij Lani Carmichael e cila zbuloi se aktori vdiq ditën e ...

14:43

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI