Flash

Arrestohet një 47-vjeçar nga Shkodra i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Lapsi.al 3 August 2021
Arrestohet një 47-vjeçar nga Shkodra i shpallur në kërkim

Abdyl Çanga, 47-vjeç i dënuar për posedim të lëndëve narkotike është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Gjykata e Apelit Shkodër ka njohur vendimin penal të Gjykatës së Qarkut Kiskunhalasa, Hungari, e cila e ka dënuar këtë 47-vjeçarin me 3 vite e 10 muaj burg për veprën penale “Posedim i lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Hungarisë.

Sakaq materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

"Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Vihet në pranga 47-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar për posedim të lëndëve narkotike.

Nga strukturat e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Abdyl Çanga, 47 vjeç, banues në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër.

Për këtë shtetas, Gjykata e Apelit Shkodër ka njohur vendimin penal të Gjykatës së Qarkut Kiskunhalasa, Hungari, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 3 vite e 10 muaj burg për veprën penale “Posedim i lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Hungarisë", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI