Flash

Debati për investimin në Bënjë zgjon Bashkinë e Përmetit, vaska mbetet pa ujë

Pas afro dy javësh debat publik për mungesën e ujit në disa prej vaskave termale të Bënjës, Bashkia e Përmetit reagoi për herë të parë, duke argumentuar se situata lidhet me testimet e projektit të rikualifikimit. Qëndrimi i saj u shpërnda më pas edhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, si dhe nga kryeministri Edi Rama, ndërsa pyetjet mbi ndikimin e investimit mbeten të hapura.

22:11

Vatra të mëdha zjarri në Vaun e Dejës, rrezikohen bagëtitë

Lapsi.al 2 August 2021
Vatra të mëdha zjarri në Vaun e Dejës, rrezikohen

Prej 24 orësh vatra të mëdha zjarri janë shfaqur në malin e Cukalit të njësisë administrative Shllak, në bashkinë e Vaut të Dejës, ndërkohë që askush nga strukturat lokale, apo qendrore nuk ka shkuar në atë zonë.

Alarmin për zjarrin e ka dhënë një fermer i zonës i cili ka një fermë kafshësh. Nikolin Shqau ka deklaruar se po i rrezikohen lopët dhe viçat, ndërkohë që rrezikohen edhe stallat nga zjarri. Ai bashkë me punëtorët e tij po mundohet që të vërë nën kontroll flakët me mjete rrethanore, por është e pamundur edhe për shkak të terrenit të vështirë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI