Flash

Lollapalooza anulon performancën e DaBaby pas komenteve homofobike

Lapsi.al 2 August 2021
Lollapalooza anulon performancën e DaBaby pas komenteve homofobike

Nuk kanë të fund lajmet e këqija për DaBaby.

Festivali muzikor Lollapalooza anuloi shfaqjen e reperit të dielën pas komenteve të tij që u dënuan gjerësisht si homofobike.

Në festivalin muzikor Rolling Loud në Miami më 25 korrik, DaBaby bëri komente të rreme dhe fyese për burrat homoseksualë dhe HIV. Ai gjithashtu foli vrazhdë për femrat.

DaBaby mbrojti komentet e tij më vonë në Instagram.

"Unë nuk kam qenë duke folur. Kjo quhet thirrje për veprim. Kështu quhet, sepse unë jam një interpretues i drejtpërdrejtë," tha ai. "Unë jam interpretuesi më i mirë live".

Elton John, Madonna dhe Dua Lipa ishin ndër emrat që folën për të dënuar komentet homofobike të këngëtarit.

Dua Lipa, e cila bashkëpunoi me reperin në një remix të këngës së saj "Levitating", tha në një deklaratë në story-t e saj në Instagram se ishte "e befasuar dhe tmerruar nga komentet e DaBaby".

Të paktën një njeri i famshëm ka folur në mbështetje të DaBaby.

"Nëse do të kesh videon e Lil Nas X dhe ai të jetojë të vërtetën e tij, patjetër që do të kesh njerëz si DaBaby që do të thonë të vërtetën e tyre," tha reperi T.I. tha në Instagram për reperin Lil Nas X që ishte hapur homoseksual.

Reperët Young Thug dhe G Herbo do të marrin vendet e DaBaby në festival, njoftoi Lollapalooza.

Festivali tha në një twitter se ishte "i bazuar në diversitet, përfshirje, respekt dhe dashuri" dhe se performanca e DaBaby u anulua.

©LAPSI.AL

Të këshilluara

Shantel Jackson dhe Nelly i japin fund lidhjes

Çifti i njohur i showbiz-it, Shantel Jackson dhe Nelly i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre të dashurisë. Dyshja kanë bashkë që nga viti 2014 dhe kanë vendosu...

11:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI