Flash

Kurti: Vendosja e reciprocitetit me Serbinë nuk do të dështojë

Lapsi.al 2 August 2021
Kurti: Vendosja e reciprocitetit me Serbinë nuk do të

Kryeministri Albin Kurti, këtë të hënë në fjalën e tij në kuvend ka folur në lidhje me reciprocitetin mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti në fjalën e tij është shprehur se arsyeja pse reciprociteti nuk është vendosur akoma është ikja nga dështimi, ashtu siç ndodhi njëherë kur u detyruan ta zhbëjnë.

“Qysh në dhjetor 2011 e patëm miratuar rezolutën për reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar. Këtë princip e kam paraqitur edhe në takimet që kamë pasur në Bruksel. Zëvendësi im i parë Bislimi ka përgatitur një dokument me 11 shkeljet që i bënë Serbia reciprocitetit me Kosovën. Ne edhe faktorëve ndërkombëtar ua kemi treguar këtë gjë. Mirëpo në këto 100 ditë të para kemi pasur drejtor të ri të doganave, dhe na duhet të përgatitemi mirë sepse nuk bënë të dështojmë sërish. Ne jemi të interesuar për zbatim të plotë të tij”, ka thënë Kurti.

Ndër të tjerë kreu i qeverisë së Kosovës ka bërë me dije se ka shtuar se reciprocitetin se kemi për hakmarrje.

"Është një parim i shëndosh i marrëdhënieve midis shteteve. Reciprocitetin nuk e kemi për të shtuar barriera por për t’i hequr ato”, u shpreh kryeministri Kurti.

Gjithashtu kryeministri Kurti u është përgjigjur edhe deputetit të PDK-së, Fadil Nura lidhur me reciprocitetin, ku shpjegon se do ta vendosin reciprocitetin por nuk duan të dështojnë.

"Ju vini prej një pozicioni politik, të një grupacioni politik, qe ka qene kundër reciprocitetit, ju keni interes te dështoje reciprociteti, prandaj ju dëshironi të vendoset pa u përgatitur. Ne do te përgatitemi, do ta vendosim Reciprocitetin dhe nuk do të dështoj ai, dhe uroj që o ju ta ndërroni qëndrimin si grup paraletrar në përputhje me vullnetin e deputetit Nura, ose deputeti Nura të mos vazhdojë të qëndroj në partinë e gabuar”, është shprehur Kurti.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Vijon i nxehti afrikan

Sipas MeteoAlb: Diell dhe temperatura relativisht të larta do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë duke filluar nga orët e para të ditës. Këto kusht...

07:37

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI