Flash

Kosovë/ Shtimi i rasteve me COVID-19, rritet numri i të shtruarve në spital

Lapsi.al 2 August 2021
Kosovë/ Shtimi i rasteve me COVID-19, rritet numri i të shtruarve

Me rritjen e rasteve me koronavirus në Kosovë është shtuar edhe numri i pacientëve që marrin shërbim shëndetësor në spitale. Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në spitalet e përgjithshme aktualisht janë të shtruar 106 pacientë.

Nga ta 52 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 63 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore.

“Në QKUK, 75 pacientë të shtrirë, 29 prej tyre Covid-19 pozitivë, 53 me oksigjeno-terapi. Klinika Infektive, 34 pacientë dhe Klinika e Pulmologjisë, 41 pacientë”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se në spitalet e përgjithshme janë 31 pacientë, 23 prej tyre të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 10 me oksigjeno-terapi. “Spitali i Prizrenit, 4 pacientë, Spitali i Gjakovës, 9 pacientë, Spitali i Pejës, 8 pacientë, Spitali i Gjilanit, 9 pacientë dhe Spitali i Mitrovicës, 1 pacient”, thuhet në njoftim.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Vijon i nxehti afrikan

Sipas MeteoAlb: Diell dhe temperatura relativisht të larta do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë duke filluar nga orët e para të ditës. Këto kusht...

07:37

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI