Flash

Gjermania ndryshon rregullat për shqiptarët, ambasada tregon kushtet e reja

Lapsi.al 2 August 2021
Gjermania ndryshon rregullat për shqiptarët, ambasada tregon kushtet e

Gjermania ka ndryshuar kushtet e hyrjes në kufijtë e saj për të gjithë udhëtarët shqiptarë, si pasojë e pandemisë së Covid-19.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, ambasada gjermane në Tiranë iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, që të njihen me kushtet e reja, duke filluar nga testi për koronavirusin, te dëshmia e vaksinimit ose dëshmia e shërimit nga virusi.

“Ju lutemi vini re kushtet e reja të hyrjes në Gjermani për shmangien e përhapjes së mëtejshme të koronavirus: Të gjithë udhëtarët ✈️??️?️ për të hyrë në Gjermani tani kanë nevojë për një test për koronavirus, dëshmi të vaksinimit ose dëshmi të shërimit nga Covid19”, shkruan ambasada gjermane, ndërsa publikon edhe informacionin e plotë të kushteve të reja.

Ja çfarë duhet të dinë udhëtarët:

1. Heqja e kufizimeve të udhëtimeve hyrëse nga Shqipëria drejt Gjermanisë

Duke nisur nga dita e diel, 1 gusht 2021, Qeveria Federale ka ndryshuar kushtet e hyrjes në Gjermani për të gjithë udhëtarët.

Për hyrjen në vend, pavarësisht mjetit të udhëtimit, duhet të paraqitet një test negativ, një dëshmi e shërimit apo e vaksinimit (vaksinim i plotë me një nga vaksinat e përmendura në https://www.pei.de/impfstoffe/covid-19 ).

2. Rregullat e karantinimit dhe testet e Covid-19

Përhapja e COVID-19 do të sjellë kufizime të mëtejshme në transportin ndërkombëtar ajror dhe tokësor si dhe të ndikojë në jetën publike. Rreziku i pamundësisë për të ndërmarrë –udhëtimin tuaj të hyrjes, kalimit tranzit apo atë të kthimit për shkak të kufizimeve në rritje është i lartë për shumë destinacione.

Nisur nga situata pozitive epidemiologjike, që prej ditës së diel, 9 maj, Shqipëria nuk konsiderohet më nga Gjermania si një vend risku. Instituti Robert Koch e ka pasqyruar këtë në faqen e tij të internetit. Në këtë mënyrë nuk vlejnë më detyrimi i regjistrimit digjital të udhëtimit dhe karantinimit. Të gjithë udhëtarët që hynë në Gjermani duhet të paraqesin një test negativ (test PCR jo më herët se 78 orë para hyrjes ose një test antigjen jo më herët se 48 orë përpara hyrjes). Të vaksinuarit plotësisht, me një nga vaksinat e përmendura në https://www.pei.de/impfstoffe/covid-19 apo të shëruarit (të paktën 28 ditë prej shërimit, dhe e shumta gjashtë muaj pas kalimit të infeksionit), të cilët paraqesin një vërtetim përkatës rreth vaksinimit apo shërimit në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane apo spanjolle, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ gjatë udhetimit me avion nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

Teste PCR për udhëtarët mund të realizohen në Shqipëri, rezultati i testit njoftohet zakonisht brenda 24 orëve. Rreth laboratorëve të licencuar informohuni pranë faqes së internetit të Ministrisë së Shëndetësisë shqiptare. Kriteret për njohjen e tyre në Gjermani publikohen nga Instituti Robert Koch.

Në Gjermani rregullat e karantinës përcaktohen në mënyrë të mëvetësishtme nga landet federale. Jeni të lutur të lexoni përpara udhëtimit rregullat e testimit / karantinimit që vlejnë ne landin federal që është destinacioni juaj. Informacione për këtë mund të gjeni pranë faqeve të internetit të ministrive të shëndetësisë apo të administratave lokale. Mbështetje në kërkimin e partnerëve të kontaktit pranë drejtorive të shëndetit në terren mund të gjeni këtu: https://tools.rki.de/plztool. Për informacione të mëtejshme udhëtarët mund të drejtohen në faqen e internetit të Ministrisë Federale të Shëndetësisë", njofton ambasada gjermane.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI