Flash

Tentoi të trafikonte drogë drejt Greqisë, ekstradohet nga Gjermania i riu nga Saranda

Lapsi.al 1 August 2021
Tentoi të trafikonte drogë drejt Greqisë, ekstradohet nga

Ekstradohet nga Gjermania një 30-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim drogë dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Drini Valca, banues në Sarandë.

I riu implikohet si i përfshirë në një tentativë të trafikimit të një sasie prej 30 kg droge drejt Greqisë.

"Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës me homologët për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në vijim të bashkëpunimit të ZQK INTERPOL Tirana me zyrat homologe për kapjen dhe ekstradimin e personave në kërkim ndërkombëtar, është vënë në pranga në Gjermani shtetasi shqiptar D.V, 30 vjeç, banues në Sarandë, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

Shtetasi D.V, ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 21.11.2018, Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër ka sekuestruar rreth 30 kg lëndë narkotike canabis sativa, sasi kjo e përgatitur për t’u trafikuar për në Greqi. Në këtë aktivitet kriminal rezulton i implikuar edhe shtetasi D.V, i cili në bashkëpunim me persona të tjera ka kryer veprime aktive për gjetjen e lëndës narkotike dhe përgatitjen për trafikimin drejt Greqisë. Shtetasi D.V është ekstraduar drejt Shqipërisë nga Interpol Tirana dhe i është dorëzuar Drejtorisë së Burgjeve", njofton policia.

 

 

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI